Artin Spahiu u zgjodh kryetar i degës së BDI-së në Dibër

0

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Dibër, ku 44-të delegatët e pranishëm kishin mundësi të votonin dy kandidatët Burim Kaziun dhe Artin Spahiu ku ky i fundit morri vetëbesimin e delegatëve me 25 vota kundrejt kundër kandidatit i cili pati 17 vota. Kryetari i ri i degës ë BDI-së, në Dibër, Artin Spahiu para të pranishmëve falënderoi delegatët për besimin e dhënë, që më bënë të ndjehem krenar por edhe më jep përgjegjësi që të mos ju zhgënjej. “Ju garantoj se në çdo moment dhe në çdo veprim do të kem përgjegjësin maksimale që së bashku të vazhdojmë rrugën e fitoreve më të mira të përbashkëta. Uniteti, transparenca, kolektiviteti, mirësia dhe vlerat do të jenë ato që do të na karakterizojnë në të gjithë punën tonë në këto katër vitet që po na presin”, u shpreh Spahiu.