VIDEO/ Artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe kërkojnë të kthehen në punë, akuza drejtorit Tolaj

Picture of ina-online
ina-online

05/08/2024

Mbi 30 artistë të punsuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë mbetur në rrugë, pasi i’u është ndërprerë kontrata e punës dhe për këtë ata thonë se nuk kanë qen aspak të njoftuar.

Vullnet Neziri, ish i punsuar si Oboist, tha se kërkojnë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave, po ashtu dhe të qeverisë, që të kthehen sa më parë në punë dhe të mos detyrohen, siç tha, ata si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve pëkatëse.

“Ne, kërkojmë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave, poashtu dhe të qeverisë, që të kthehemi sa më parë në punë dhe të mos detyrohemi ne si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve pëkatëse. I bëjmë thirrje politikës aktuale dhe të gjithë organeve kompetente që të mos jenë indiferent ndaj problematikës sonë sepse çdo dështim i joni është edhe i tyre ashtu si çdo e arritur e jona është edhe e tyre për arsye se vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin mund ta çojmë vendin përpara”, Vullnet Neziri, oboist.

Artistët, tani më të larguar nga puna, gjatë një konference të mbajtur për media, drejtuan edhe një sërë akuzash për drejtorin e Ansamblit, Shkodran Tolaj. Ata thanë njëzëri se edhe pse të sëmurë me sëmundjen nga më të ndryshmet, janë detyruar të shkojnë në punë edhe pse kanë qenë kushtet të mjerueshme për të punuar.

“Kam qenë në punë, ja edhe kolegët janë këtu, unë kam stendë, edhe i kam thënë që nuk mundem të vijë në punë, ka qenë shumë nxehtë, më ka detyruar të vijë në punë edhe ja ku janë kolegët, kam rënë në skenë, më kanë dërguar në spitalë ku kam ndejtur 10 ditë, nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”, theksoi vokalisti Jetmir Rexhepi.

Faton Xhoni po ashtu ish i punsuar dhe njëri nga disa të lënduarit në punë, thotë se drejtuesi ka tentuar të ndryshojë faktet se kinse ai është lënduar jashtë orarit të punës, në mënyrë që të mos kompensohet.

“Jam njëri nga të lënduarit në punë, që kam humbur edhe pjesë të trupit, në vend që drejtori apo instutucioni të vjen dhe të kudjeset, të shpreh keqardhje për neve, drejtori ka shkruar letër në polici, kinse unë jam lënduar jashtë orarit të punës dhe në pauzë”, theksoi Faton Xhoni, vallëtar.

Ka 10 ditë që këtyreve artistë i’u është mbaruar kontrata dhe të njejtit theksojnë se kanë presione, kërcënime, por se ata thonë se nuk do të dorëzohen përballë këtyre pengesave. Arstistët të shqetusuar për fatin e tyre, deklaruan se këtë nuk e meritojnë, pasi sipas tyre, ata kanë punuar 8 deri në 12 orë pa asnjë ditë pushimi, ndërsa kanë sjellë medalje e çmime të para në gara ndërkombëtare duke i mahnitur siç thonë, të huajt me pasurinë folklorike dhe kombëtare siç janë: veshjet, vallet, këngët, etj.

Samir Mustafa /SHENJA/

TË FUNDIT
6 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
6 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
6 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
10 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

10 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë
19 orë
Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri
14 orë
Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit
10 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike
19 orë
Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave
14 orë
Sela: Heqja e “balancuesit” është goditje në të drejtat themelore të qytetarëve të RMV-së
10 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
17 orë
“Balancuesi”, VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese
14 orë
Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ