Artistët e pavarur me ankesa, nuk mbështeten nga Ministria e Kulturës

Artistët e pavarur shqiptar thonë se Ministria e Kulturës nuk po i mbështet.

Sipas tyre në mënyrë brutale janë shkelur të drejtat e artistëve shqiptarë duke i eliminuar të gjithë ata që kishin konkurruar për të fituar të drejtën për pagë shëndetësore dhe kontribute të tjera. Pleurat Gashi, njëri ndër artistët tha se përveç kësaj, ministria e kulturës i ka hequr nga lista edhe artistët që e kishin fituar këtë të drejtë viteve të kaluara.

“Arsyeja është absurd i vërtet. Në vendim thuhet se nuk kemi sjellje, mirënjohje, plaket, diploma për veprimtarinë tonë gjatë vitit 2020, më tregoni a funksionoi arti vitin e kaluar, apo ishim në pandemi, kjo është e çuditshme. Për të qenë më të qartë konkursi për artistë të pavarur ishte shpallur në fillim të muajit dhjetor dhe skadonte në fund të po të njëjtit muaj të vitit 2020, që nënkupton rezultatet nga ky konkurs duheshe të shpallen më 15 janar të vitit 2021 në përputhshmëri me ligjin për kulturë i cili parasheh këtë afat kohor, dhe me vonesë prej 5 muajsh ne na dërgojnë vendimet negative pa i shpallur ato në ueb sajtin oficial të Ministrisë”, tha Pleurat Gashi – artist i pavarur./TV21