As Austria, as Kroacia, as Sllovenia zyrtarisht nuk kanë ofruar kurrfarë garancie…

Nga Enver Robelli

As Austria, as Kroacia, as Sllovenia zyrtarisht nuk kanë ofruar kurrfarë garancie që të mbrohen në liri shtetasit e Kosovës që gjenden në paraburgim në Hagë. Lehtësia me të cilën plasohen këto “lajme” në opinionin kosovar është frikësuese dhe është papërgjegjësi e madhe.

Kosova, natyrisht, mund të ofrojë garanci, por gjasat që këto garanci të merren seriozisht janë të vogla. Vetëm në rajonin e Pejës pas luftës janë vrarë mbi 100 persona. Asnjë nga këto krime nuk është sqaruar. Digjen e bëhen shkrumb njerëz të krahut të luftës nga vrasës të panjohur, vriten roje pylli dhe vrasësit ikin pa therë në këmbë – dhe shoqëria kosovare i kthehet “normalitetit”. Pastaj ndonjë propagandist “habitet” që “Europa plakë…” Nejse. Me pallavra s’mbahet shteti. As me prokurorë e gjykatës që marrin rrogat më të larta në rajon, jo për të ndjekur krimin e korrupsionin, por për t’i lënë të paprekura rrjetet e tyre.