As Messi, as Suarez… Heroi i Barcelonës është Ter Stegen

0

Barcelona nuk mori më shumë se një pikë në “San Mames” me Athletic Bilbaon, madje nëse katalanët nuk dolën të humbur nga kjo sfidë duhet të falënderojnë portierin Ter Stegen, që me disa pritje vendimtare nuk lejoi prekjen e rrjetës.

“Blaugranat”, të lodhur edhe nga impenjimi në Kupën e Mbretit ndaj Realit të Madridit, zhvilluan një ndeshje nën nivelin e zakonshëm e duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat, që në njëfarë mënyrë ndez garën në La Liga, pasi Reali i Madridit tashmë është vetëm 6 pikë larg Barcelonës.

Përfundoi 0-0 edhe takimi mes Valencias dhe Real Sociedadit, ndërsa Sevilla edhe pse me 10 lojtarë në minutat e fundit, arriti të shmangte humbjen me Eibarin, në kohën shtesë.

Ndërsa takimi mes Leganes dhe Betisit përfundoi me rezultatin e thellë 3-0.