Asaf Ademi ose Arben Taravari dy kandidatët e mundshëm të opozitës shqiptare në Gostivar

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen brenda këtij viti, kanë filluar që t’i nxisin partitë politike në vend për kalkulimet e tyre të brendshme në kandidaturatë e mundshme për kryetar komune.

Sipas të gjitha parashikimeve dhe opinionit publik dhe anketimeve interne, kandidati i B.D.I-së për komunën e Gostivarit, pritet të jetë ish-kryetari, Nevzat Bejta, ndërsa në anën tjetër, kandidatët e mundshëm të opozitës shqiptare në Gostivar, pritet të jenë ish-ministri i Kulturës i Alternativës, Asaf Ademi ose kryetari aktual i komunës, Arben Taravari, përcjell Lajm.
Matjet e brendshme interne partiake, thonë se përkrahje të fuqishme në terren po gëzon edhe ish-ministri i Kulturës, Asaf Ademi, por deri më tani askush nga opozita shqiptare nuk ka deklaruar mbi këtë propozim. Se cili nga kandidatët Arben Taravari apo Asaf Ademi, do të jetë kandidat i opozitës shqiptare në Gostivar, kjo gjë pritet të konkretizohet brenda muajit mars./Lajmpress