Asani: Jam i lumtur, çdo shqiptar nga Maqedonia mezi pret ftesën e Shqipërisë – ndaj Polonisë luajmë për rezultat pozitiv

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/03/2023

Shqipëria nisi zyrtarisht këtë të hënë grumbullimin në prag të nisjes së ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare do të luajë vetëm një ndeshje këtë muaj, atë në udhëtim kundër Polonisë, më 27 mars, shkruan Gazeta Express.

Jasir Asani, i ftuari për herë të parë nga ekipi i parë shqiptar, u paraqit sot në konferencë për media, nuk e fshehu kënaqësinë që është pjesë e grupit kuqezi dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë sfidë të rëndësishme.

I pyetur nga gazetarët, Asani u shpreh se ftesën e pret prej shumë kohësh, ndërsa komentoi edhe timonierin e ri të Kombëtares shqiptare.

Ndër të tjera, ai foli edhe për takimin ndaj Polonisë, ku nënvizoi se kuqezinjtë do të bëjnë të pamundurën të dalin me pikë dhe se ai do të bëjë maksimumin të bëjë atë që di më mirë… golin!

Ftesa nga Kombëtarja shqiptare – Jam shumë i lumtur sepse çdo shqiptar nga Maqedonia mezi e pret ftesën nga Kombëtarja. Jemi shqiptarë dhe duhet të japim më shumë se 200% nga vetja. Çdo futbollist e ka ëndërr të përfaqësojë Shqipërinë. e kam pritur me shumë gëzim dhe shumë dëshirë. Kur erdhi ftesa isha shumë i gëzuar dhe do të jap maksimumin që të arrijmë një rezultat pozitiv.

Sa gjatë ke pritur për ftesën dhe golat – Ftesën e kam pritur gjithmonë dhe kam dëshiruar që të luaj për Kombëtaren shqiptare. E kam pranuar me shumë dëshirë, edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur. Do jap maksimumin për Kombëtaren, do tentojmë të fitojmë dhe shpresojmë të dalim me një rezultat pozitiv.

Impakti i parë me trajnerin e ri Kombëtares – Kam biseduar pak kur arrita dje dhe është një trajner për të cilin më kanë folur shumë mirë shokët. Besoj se do shkojmë mirë dhe të arrijmë objektivat me trajnerin.

Cilës skuadër në grup mund t’i marrësh më lehtë pikët – Çdo kundërshtar është i fortë. Ne do japim maksimumin tonë në çdo ndeshje, pasi asnjë prej tyre nuk është e lehtë për t’u fituar. Na presin ndeshje të vështira. Por jemi të fokusuar te ndeshja me Poloninë dhe duhet të japim maksimumin që në ndeshjen e parë dhe të dalim me rezultat pozitiv.

Çfarë mund t’i jap unë Kombëtares? – Do të jap maksimumin për Kombëtaren në çdo ndeshje dhe si çdo lojtar tjetër, edhe unë kam shumë qejf të shënoj gola. Do jap maksimumin të shënoj gola dhe të ndihmoj skuadrën të marrë pikët e duhura. Disa lojtarë të Kombëtares i njoh prej shumë kohësh dhe më kanë pritur shumë mirë. Jam i lumtur që për herë të parë erdha në Kombëtare dhe është një emocion shumë i madh. Jam ndjerë shumë mirë, jam i lumtur që jam këtu.

Sfida me Poloninë dhe pritshmëritë – Mendoj që duhet të përgatitemi për ndeshjen e parë kundër Polonisë, është një ndeshje e vështirë dhe është ndeshja e parë në grup. Duhet të futemi për fitore dhe shikojmë për një rezultat pozitiv.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

mickoski-3

Mickoski: U dëgjova me Taravarin, i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme

ali-ahmeti-2-750x430

Ahmeti: E përmbyllëm këtë kapitull me një fitore të madhe, i them opozitës bëj kujdes më 8 maj!

438237609_7297035567018411_5241735204519391833_n-1-780x470

BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti

lluka

Llukarevska: Stevo Pendarovski shkon në raundin e dytë

tetove

BDI feston në Tetovë

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Disa nga rezultatet jo zyrtare nga rajoni i Tetovës

arber

Ademi: Sot populli foli

INFO

NA NDIQ