Asani jashtë listës së Maqedonisë së Veriut, shkak bëhet…Shqipëria

Jasir Asani nuk është në listën e Maqedonisë së Veriut, për sfidën ndaj Italisë në “playoff”-et e Botërorit “Katar 2022”, ndryshe nga sa u raportua dy ditë më parë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë fakti që në të kaluarën ai ka luajtur një ndeshje miqësore me përfaqësuesen shqiptare U-21 , më 22 janar të vitit 2016, ku gjeti edhe rrugën e rrjetës, teksa tani do t’i duhet që të japë miratimin FIFA.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se kjo është arsyeja e mungesës.

Vlen të theksohet fakti se ish-futbollisti i Partizanit, aktualisht është pjesë e Kisvard në kampionatin hungarez, ku shpeshherë e kemi parë protagonist me golat e realizuar. Shqiptari i lindur në Shkup, ka pësuar një rritje të konsiderueshme të kartonit që ka kapur vlerën e 450 mijë eurove./panorama/