Asani nga ITKSH: Është i dënueshëm terrori që imponohet nga Hamas

Picture of ina-online
ina-online

09/10/2023

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skender Asani sot ka takuar kryetarin e Komunitetit Hebraik në Maqedoninë e Veriut, Pepo Levin, ku siç thuhet në një komunikatë të publikuar në fokus kanë qenë zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, gjegjësisht konfliktin Izrael-Palestinë.

“Në një takim të ngrohtë dhe miqësor me mikun tim, Pepo Levi, kryetar i Komunitetit Hebraik në Maqedoninë e Veriut, ndamë shqetësimet e përbashkëta mbi zhvillimet dramatike që po ndodhin në disa zona të Izraelit dhe rripit të Gazës, si rezultat i sulmeve terroriste të HAMAS-it.

Me këtë rast z. Levi i shpreha keqardhjen për viktimat civile, të shkaktuara nga çmenduria e një grupi militantësh të HAMAS-it që kanë zënë peng perspektivën e popullit palestinez, me çka po i bëjnë dëm të pariparueshëm marrëdhënieve në mes dy popujve, por edhe stabilitetit rajonal. “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, është kjo maksima e vjetër e popullit shqiptar, e cila i ka shërbyer si busull orientuese në mjegullat e dendura të histories, ku dora e zgjatur e fqiut ka qenë vendimtare për të shpëtuar fqiun e rrezikuar. Kështu ndodhi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët shpëtuan fqinjët e tyre hebrenj, sepse ky ishte kodi civilizues i tyre, që ndërlidhej me Kanunin, besën dhe mikëpritjen”, ka nënvizuar Asani.

Sipas tij, “edhe në këto momente dramatike ne jemi me popullin izraelit, i cili pa të drejtë po paguan koston e një sulmi brutal që po e bëjnë militantët e HAMAS-it, një organizatë kjo e cila para disa vitesh me shumë të drejtë u fut në listën e organizatave terroriste nga ana e qeverive në Shkup, Prishtinë e Tiranë.”

“Vetëm duke dënuar terrorin që imponohet si mjet për synime të caktuara politike e ideologjike, ne mund të jemi të qetë , sepse të luftosh të keqen në oborr të huaj do të thotë të refuzosh që e keqja të të ndodhë edhe në oborrin tënd. Populli izraelit dhe populli palestinez i kanë udhëheqësitë e tyre legale politike e institucionale, dhe çdo kontest mund ta zgjidhin përmes dialogut dhe mirëkuptimit, por jo duke importuar falangistë të HAMAS-it të cilët po e zëvendësojnë diplomacinë me ligjet absurde të vdekjes, ndërsa popullit palestinez po ia bëjnë edhe më të errët mirëqenien dhe perspektivën”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Asani.(INA)

TË FUNDIT
8 sekonda
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
58 minuta
Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve
60 minuta
Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së
1 orë
ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit
2 orë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

ME TE LEXUARA

24 orë
Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar
18 orë
Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale
1 ditë
Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re
8 sekonda
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
23 orë
“Sjellja e BDI-së ka ndikuar keq në rejtingun e LSDM-së” – thotë Petrovska dhe kërkon ribrendim të LSDM-së
16 orë
Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

moti Vapa nxehti temperaturat

Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

ilire-dauti

Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së

fondi

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

TARAVARI MICKOSKI

Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

moti nxehti temperatura-termometri

Mot me diell dhe shumë i nxehtë temperatura deri 40 gradë

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

INFO

NA NDIQ