Asani: Oferta nga gjysma e Europës, ja ku dua të transferohem?!

INA
INA

19/10/2023

Futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani është ylli i momentit të Shqipërisë,  tanimë është lojtari i shumëkërkuar nga klubet e njohura evropiane.

Aktualisht, 28-vjeçari luan te klubi koreano-jugor Guan-Zhu, por me ofertat nga ligat më prestigjioze, aventura në Korenë e Jugut pritet të përfundojë pas pak javëve.

Futbollisti nga Batinca e Studeniçanit që arriti të shpërthejë me lojën e tij me kombëtaren tani ëndërron të luajë në Serie A italiane. Një dëshirë që mund të realizohet në merkaton e janarit.

“Më kërkojnë në Itali, Gjermani, Arabi dhe Spanjë. Në janar do të transferohem te një nga këto liga. Si çdo shqiptar, jam i fiksuar pas Serie A. Në Shqipëri, përveç klubit tonë të zemrës, të gjithë mbështesin një skuadër italiane”, theksoi Asani.

Ai  foli edhe për mbështetjen e tifozëve fantastikë të kombëtares së Shqipërisë.

“Jam i bindur se nëse në Tiranë do të kishim një stadium si “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnin plot. Jemi të çmendur për futboll”.

Tre gola vendimtarë dhe dy asist në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Dy herë fitues i çmimit goli më i bukur nga UEFA. Rrjeta me peshë, që kanë nënshtruar kundërshtarë me emër si Polonia dhe Çekia.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldon me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

Mbappe

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

mario balotelli

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku është Shqipëria

rocco Vata

I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Pep Guardiola

Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

messi

Lionel Messi zgjidhet atleti i vitit 2023

arsenal

Arsenali me fitore dramatike

Sylvinjo silvinjo

Alarmon Shakohoxha: Shqipëria ende s’e ka vazhduar kontratën me Sylvinhon, ai është i tundur nga ofertat tjera

Screenshot_2023-12-05-18-54-11-222_com.facebook.katana-edit

Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova kërkon mbështetje për kampionatin evropian

INFO

NA NDIQ