Jasir Asani ishte protagonist absolut në javën e parë të Champions League së Azisë me gola dhe asist. Futbollisti i Kombëtares realizoi 3 herë në fitoren 7 – 3 të korenanojugorëve të Gwangju ndaj skuadrës japoneze Yokohama.
Asani kaloi ekipin e tij në avantazh që në minutën e dytë të sfidës. Goditja e tij nga jashtë zone me të majtën ishte e pandalshme për portierin kundërshtar.
29-vjeçari realizoi një tjetër supergol në minutën e 55’ që ishte i ngjashëm me atë ndaj Çekisë vitin e kaluar në Tiranë.
Sulmuesi i krahut në të 68’ dha pasimin për golin e katërt të Gwangju.
Një paraqitje e shkëlqyer e Jasir Asanit, i cili shënoi edhe golin e tretë personal në kohën shtesë, duke qenë më i miri në këtë takim.