Asensio shumë i kërkuar nga skuadrat angleze

Ylli i Los Blancos është një nga talentet e rinj më të kërkuar në kohët e fundit, pasi tre skuadra të mëdha angleze e kanë vënë në shënjestër

Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë duke bërë gati oferta për ta blerë mesfushorin e Real Madrid, Marco Asensio, gjatë verës.

Talenti 22-vjeçar përflitet si lojtar që mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme akoma.

Por problem mund të jetë klauzola që ai ka në kontratën e tij, e vënë së fundmi me insistimin e presidentit Florentino Perez, në vlerë prej 700 milionë eurosh. /KlanKosova/