Asgjë nga fabrika për vetura elektrike “E-GO”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/01/2023

Fabrikës për prodhimin e makinave elektrike në Tetovë tani e pesë muaj i mbeti vetëm gurë themeli. Ndonëse ishte paraparë brenda tetë javësh të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës, që nga 13 gushti përveç lopatave të kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, ministrave, drejtorëve dhe krerëve të partive, asnjë vegël tjetër nuk u pa në parcelën “E-Go” në Zonën e Zhvillimit Teknologjik-industrial në Tetovë.

“Sot do të hidhen bazat për një investim që vetëm në fazën e parë peshon 130 milionë euro dhe që do të hapë të paktën 890 vende të reja pune”, pati deklaruar Dimitar Kovaçevski, Kryeministër, përcjell Alsat.mk.

Në përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e gjithë qeveria dhe kryesia e BDI-së u mblodhën në ceremoninë e fabrikës, në të cilën shteti është partner në projekt dhe duhet të sigurojë 33% të vlerës së investimit ose rreth 45 milionë euro. Por, ata sigurojnë se ka mekanizëm mbrojtës që të mos dështojnë paratë e taksapaguesve që janë planifikuar për investim në fabrikën gjermane të automobilave elektrike.

“A ka një perspektivë ajo industri në tregun global?” Po! A është i qëndrueshëm për mjedisin? Po! A do të krijojë perspektivë të re për të rinjtë? Po!”, kishte deklaruar në korrik të vitit të kaluar, Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Edhe pse tri herë u shkelën afatet e nisjes, nga Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Teknologjik-industrial vazhdojnë të pohojnë se gjithçka po shkon sipas planit dhe se së shpejti do të fillojë ndërtimi i fabrikës. Thonë se kanë angazhuar auditorë të jashtëm për të monitoruar dinamikën e ndërtimit të kompanisë.

“Vetëm se kemi marr informacion sipas kushteve të kontratës, që është se tashmë ka nisur si një aktivitet investimi në pjesën e prokurimit të pajisjeve. Në mënyrë që pasi të marrim dokumentacionin përkatës se prokurimi tashmë është në vazhdim, se tashmë janë bërë disa pagesa për furnitorët, në përputhje me rrethanat do të ndjekim kushtet e përcaktuara në vetë kontratën. E them sërish, nuk paguajmë asgjë paraprakisht dhe monitorojmë dinamikën e realizimit”, tha Jovan Despotovski, Drejtor i Drejtorisë së TIRZ-it.

Pompoziteti i autoriteteve për sjelljen e kompanisë gjermane për makinat elektrike “E-go” po duken si fishekzjarrë në pikë të ditës, ngaqë as Ministria e Ekonomisë nuk tregon se kur pritet funksionimi. Pritshmëritë ishin që për një vit e gjysmë fabrika të lëshohet në përdorim.

“Për shkak se është një objekt i madh, u bashkuan 4 parcela ekzistuese në zonën e Tetovës. Tashmë procedurat kanë përfunduar dhe është dhënë leja e ndërtimit ku mund të fillojnë aktivitetet ndërtimore”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Kompania, nuk gëzon reputacionin e një prodhuesi të rëndësishëm të makinave elektrike në tregun botërorë. Ajo që këtu u shpall si fabrikë e madhe, në faqen e E-go cilësohet si mikro-fabrikë në Maqedoninë e Veriut./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Po të mbaheshin dje zgjedhjet parlamentare, sa mandate do të fitonin partitë dhe si do të koaliciononin?

Bekim Qoku

Qoku: Mirënjohje për aktivistët që luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik

inbound3511059458183429197

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

inbound8577824835771881161

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

inbound7083345521392950664

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

inbound1833009466689563103

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

statistika menaxhim ekonomi biznes

A do t’i përmbushin partitë premtimet për ekonominë?

inbound7052915115266372224

Armend Muja: Shqipëria dhe Kosova tash e 20 vjet e krijuan Ali Ahmetin në Maqedoni, edhe atje duhet ndryshimi

inbound7401406633370860100

Rezultati nga 99,9% e votave të numëruara, dallimi mes Osmanit dhe Taravarit 4.1%, mes Davkovës dhe Pendarovskit 20.1%

INFO

NA NDIQ