ASH-AA: MEPSO dhe ELEM të heqin dorë menjëherë nga shtrenjtimi i rrymës

0

ASH-AA përmes një komunikate për media kritikojnë Qeverinë aktuale se po mbron kaq hapur monoplotet dhe oligopolet e kompnaive ELEM dhe MEPSO nëpërmmjet  enteve rregullatore, transmeton Agjencia e lajmeve INA

Siç thonë këto dy partii ata, këmbë kryq Qeveria po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 % është rritje drastike që nuk do të ishte arsyetuar as në kohë normale, e aq më pak mund të arsyetohet në kohë krize kur qytetarët i kanë të ardhurat e zvogëluara. Në vend se të ndihmohen qytetarët po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se arsyetimi se kjo rritje bëhet për shkak të të ardhurave të zvogëluara në këtë sektor është skandaloz, pasi që qytetarët kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë faturat e rrymës elektrike edhe në kohe pandemie.

“Të revoltuar si çdo qytetar i vendit tonë, koalicioni ASh-AAA kërkon tërheqje të menjëhershme të vendimit të Komisionit Rregullator! Shteti ka për obligim t'u del në ndihmë qytetarëve në vend se t’i ngarkojë ata me rritje çmimesh të pa baza. Si shtet që aspiron Bashkimin Evropian kemi obligim të sillemi në frymë evropiane dhe t’u përshtatemi praktikave evropiane që qytetarin gjithmonë e kanë në rend të parë”, thuhet në njoftimin e ASH-AAA.

Partitë në fjalë kërkojnSi koalicion ato kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të zvogëlohet për 20% në mënyrë që qytetarët ta kenë më lehtë deri në tejkalimin e pandemisë dhe poashtu të rishikohet edhe tarifa industriale për bizneset.

“Ne si koalicion jemi të gatshëm që me çdo kusht t'u dalim në krah qytetarëve duke i mbështetur plotësisht në kërkesat e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.  (INA)