ASH-AAA a do ta përkrahin Kasamin në Tetovë, flet nënkryetari Aziri (VIDEO)

Nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri është prononcuar në emisionin Click Plus në TV21 se si do të veprojë partia e tyre në komunën e Tetovës dhe se a do të jap votën për kandidatin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Aziri ka theksuar se do ti japin përkrahjen Bilall Kasamit, duke aluduar që edhe ata të përkrahin edhe ASH dhe AAA ku janë në gara me BDl.

“Kë do ta përkrahim ne, jo vetëm në Tetovë,… edhe në Tetovë, edhe në Bogovinë, edhe në Vrapçisht, edhe në Tearcë, sovrani, qytetari e ka dëshmuar dhe na e ka treguar rrugën se kush kë duhet ta përkrahë. Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës. Po, po, është Bilall Kasami ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje, sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë. Në këtë situatë kur kemi vetëm dy kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”, tha Aziri.