ASH-AAA inicion interpelancë për Spasovskin

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, inicion interpelancë për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, pas arratisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov.

“Ikja e tillë nuk ka mundësi të ndodhë pa ndihmën e dikujt nga pushtetu ndërsa në këtë rast na bie te themi se përgjegjës për këtë rast nuk mund të jetë askush tjetër përveç policit të parë të shtetit Oliver Spasovski. Pa marrë parasysh nëse e ka shoqëruar, e ka organizuar ose ka mbyllur sytë dhe ka fjetur deri sa Mijallkov ka ikur, ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ne deputetët e opozitës shqiptare mendojmë se ai duhet të përballet me Kuvendin e popullit dhe të vërtetojë se ka mbështetjen e deputetëve”, tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar.

Deputetët e koalicionit ASH-AAA presin që kryetari i Kuvendit ta vendosë nismën në rend dite dhe u bëjnë thirrje deputetëve të tjerë që janë për drejtësi ta mbështesin atë.

“Pas kësaj Oliver Spasovski nuk mund të jetë ose nuk duhet të jetë ministër i Punëve të Brendshme”, shtoi Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar./ALSAT