ASH-AAA kërkojnë dorëheqjen e ministres Carovska

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska, për siç thonë dështimin e procesit arsimor në nivel shtetëror. Sipas opozitës shqiptare me ardhjen e Carovskas arsimi ngeli pa infrastrukturën e duhur dhe pa plan për mësim nga distanca. Aleanca-Alternativa gjithashtu akuzon Carovskan për mos vaksinimin e mësimdhënësve dhe gjasat e vogla që nga shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike. Opozita shqiptare kërkon që nga shtatori nxënësit të rikthehen në bankat shkollore.

“Sot jemi afër fundi të qershorit dhe MASH nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të organizimit të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Ndërkohë nuk ndërmerr asnjë hap për përmirësimin e infrastrukturës për mësim në distancë, duke lënë në neglizhencën edhe krijimin e sistemit për menaxhim me arsimin dhe infrastrukturën arsimore. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, për shkak të devijimeve në vazhdimësi që i ndodhin arsimit në vendin tonë”, deklaroi Azir Aliu nga koalicioni ASH- Alternativa.

Ja konferenca e plotë:

Të vetëdijshëm se shkrim-leximi digjital është aftësi themelore jetësore dhe përballjet e sistemit arsimor me sfidën e implementimit të shkrim-leximit digjital në procesin arsimor si dhe në zhvillimin profesional të arsimtareve, ne jemi të shqetësuar për qëndrimin e shtetit ndaj transformimit digjital të arsimit dhe paaftësinë për të krijuar politikat që çojnë në transformim digjital të shëndetshëm dhe real të arsimit.
Sot, si kurrë më parë, hendeku digjital midis nxenesve në vendin tonë është thelluar. Disa prej tyre kanë dy ose tre pajisje digjitale, ndërsa të tjerët nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në klasat online për shkak të mungesës së pajisjes digjitale ose internetit në shtëpitë e tyre, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës as nuk u përpoq të gjente një mënyrë që të gjithë nxenesit të kene të njëjtat mundësi per zhvillim.
Në Mars te 2020, Qeveria vendosi të organizojë mësimin në distancë dhe nuk dha asnjë udhëzim dhe rekomandime, por me një informacion të zymte ua kaloi pergjegjesite arsimtareve dhe shkollave për të menaxhuar siç dinë dhe munden mesimin ne distance.
Ne ishim dëshmitarë se atëherë kishim një rrëmujë të madhe, ku disa shkolla nuk vazhduan mësimin fare për një periudhë të caktuar, të tjerët e bënë atë me e-mail, telefon ose viber.
Pas një kohe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës doli me të ashtuquajturën zgjidhje dhe udhëzoi mësuesit të përdorin Zoom, Microsoft Teams, GoogleClassroom, Viber, Skyp, por jo me një LMS sistem shteteror te dedikuar per mesim ne distance.
Gjatë verës së vitit 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatiti një Koncept për zhvillimin e një sistemi të arsimit në distancë në shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe na e shiti atë si një zgjidhje ideale.
SOT jemi dëshmitarë se sistemi LMS është një zgjidhje e pjesshme dhe i mungojnë format e rëndësishme normative për standardizimin e procesit arsimor, sot kemi akoma mësues të patrajnuar dhe si pasoje kanë njohuri të pamjaftueshme teorike dhe praktike pedagogjike për mësim në distancë, sot ende kemi përmbajtje të pamjaftueshme multimediale digjitale, infrastrukture të dobëta te TIK-ut në shkolla.
Si vend, ne ende nuk kemi një udhëzues për kompetencat e nevojshme digjitale për mësuesit dhe nuk kemi një plan strategjik se si ta arrijmë atë.
Duke qenë se Revolucioni i Katërt Industrial tashmë është duke u zhvilluar, ne jemi larg krijimit të një arsimi që është në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Vendi ynë jo vetëm që nuk ndjek rrugën në të cilën vendet e zhvilluara janë shumë të përqendruara për transformimin e sistemit arsimor, por ai e sheh futjen e TIK në arsim si një çështje teknologjike dhe jo si një çështje edukative, duke udhëhequr kështu nje procs te mbyllur dhe jotransparent.
Proces ku anashkalohen dhe nuk konsultohen nxenesit, prindërit, arsimataret, institucionet e arsimit të lartë dhe ekspertët e fushës ne vend.
Sot jemi dëshmitarë të komunikimit arrogant të qeverisë me publikun, veçanërisht me publikun profesional, i cili është totalisht i margjinalizuar dhe i larguar nga ky proces.
Sot ne dëgjojmë histori për fëmijët te vegjël se si librat shkollorë digjitalë janë një reformë e madhe në procesin tonë arsimor.
Sot nuk permendet aspak dhe nuk eshte ne prioreitet infrastruktura joadekuate në sistemin tonë arsimor (instalimi i dobët elektrik, interneti i dobët, mësuesit pa llaptop, numri i pamjaftueshëm i kompjuterëve në shkollë, mësues të patrajnuar, famlje ekonomikisht te paafta për të blerë një pajisje elektronike për çdo fëmijë, prindër që nuk kanë aftësi digjitale, nxënës që nuk mund të gëzohen me certifikatat e tyre në fund të vitit shkollor si çdo bashkëmoshatar në rajon, arsimtare te pavaksinuar etj. )
Imagjinoni, ministria promovon reforma të mëdha për klasën e parë dhe të katërt ne shkollat fillore dhe bëjnë thirrje për digjitalizimin e mësimdhënies
Nga ana tjeter heqin lëndën e informatikës, tani kjo gjeneratë ne klasen e katert ne shkollen fillore do të ketë vetëm 8 orë për tërë vitin qe lidhen me lenden e informatikës, ndërsa në botë është një trend për të futur kodimin nga klasa e pare fillore.

Prandaj kërkojme:
1. Shkrim-leximi digjital të konsiderohet prioritet kombëtar
2. Krijimi i një strategjie shtetërore për digjitalizim te arsimit
3. Përshtatja e programeve mësimore në mënyrë që nxenesit të fitojnë aftësi digjitale
5. Mbështetje e vazhdueshme teknike e stafit mësimdhënës si dhe trajnime pedagogjike për zbatimin e TIK-ut në proceset arsimore
6. Futja e kodimit në kurrikulë nga klasa e parë, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë të gatshme dhe kompatibile me trended boterore
7. Mbështetje te çdo ideje që zhvillon risi për përdorimin e TIK-ut në arsim dhe platforma per mësim në distancë
8. Përcaktimi i standardeve të TIK për kompetencën e arsimaterve, duke identifikuar burimet e duhura multimediale dhe duke ofruar udhëzime për përgatitjen e klases
9. Përcaktimi dhe prezantimi i pedagogjisë digjiitale me mjete të përshtatshme të përcaktuara qartë për mësimdhënie
10. Përcaktimi i një buxheti të duhur për investime në infrastrukturën digjitale në shkolla
11. Përcaktimi i një buxheti të duhur për trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhenesve
12. Punësimi i Koordinatorëve në secilën shkollë për të kryer funksionin teknik dhe pedagogjik digjital dhe asistencën e mentorimit për stafin mësimdhënës qe lidhet me TIK-un ne arsim
13. Te Pajisen mesimdhenesit me laptopa..
14. Interneti në cdo klase.
14. Krijimi i një plani strategjik për shkrim-leximin digjital të qytetarëve.
15. Vaksinimi dhe rivaksinimi i stafit mësimdhënës deri ne Gusht te 2021.