ASH akuza Arsovskës, Reka: Në 3 shkolla ka emëruar drejtorë që nuk i plotësojnë kushtet”

Picture of INA
INA

26/10/2023

Aleanca për shqiptarët (ASH) akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se në tre shkolla të mesme të Shkupit ka sjell vendime joligjore.

Gjegjësisht, drejtorët e shkollave: “Koço Racin”, “8 Shtatori” dhe “Arseni Jovkov” janë emëruar pa plotësuar kushtet e nevojshme.

“Aleanca për Shqiptarët do të iniciojë procedurë penale institucionit dhe çdo personi në pozitë udhëheqëse për të gjitha rastet e mos-veprimit të institucioneve në vendimet e inspektoratit të arsimit”, theksoi Arianit Reka nga ASH.

Sipas tij,  për këto shkelje  janë njoftuar ministria e arsimit dhe shkencës, Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit dhe Prokuroria Publike.

“Në shkollën e mesme “Koço Racin” emërton personin T.B., person që nuk është nga të punësuarit e rregullt në këtë shkollë. Personi T.B. emërohet në këtë pozitë pa plotësuar kushtin – dhënien e provimit për drejtor. Në Shkollën e mesme 8 Shtatori, në pozitën e u.d. drejtor emëron personin A. Ç. Person që po ashtu nuk posedon as vërtetim për dhënie të provimit për drejtor, e as certifikatë për njohje të gjuhës angleze. Shkolla e radhës është shkolla e mesme Arseni Jovkov. Kryetarja e Qytetit të Shkupit në këtë shkollë si u.d. emëron personin B. Z., person ky që nuk posedon as vërtetim për dhënie të provimit për drejtor, as çerfitikatë për njohje të gjuhës angleze”, theksoi Arianit Reka. (INA)

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË