ASH akuzon: “VLEN po krijon monopol shtetëror për lojërat e fatit – mashtruan qytetarët me premtime boshe”

Picture of Ina Online
Ina Online

04/07/2025

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar ashpër ndaj ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi, duke e akuzuar koalicionin VLEN se ka braktisur të gjitha premtimet elektorale për ndalimin e këtij fenomeni, dhe në vend të kësaj po kontribuon në ndërtimin e një monopoli shtetëror të kontrolluar politikisht.

Sipas ASH-së, neni 116 i projektligjit parasheh që licencat për lojërat e fatit në internet t’i japë drejtpërdrejt Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të Ministrisë së Financave dhe me mendim paraprak nga Ministria për Transformim Digjital, brenda 90 ditëve nga dorëzimi i kërkesës.

“Kjo nënkupton se kontrolli për organizimin e lojërave të fatit kalon tërësisht në duart e qeverisë, duke i hapur rrugë vendimeve të bazuara në interesa politike dhe jo në transparencë apo përgjegjësi,” thuhet në reagimin e ASH.

Partia opozitare thekson se, ndryshe nga deklaratat pompoze të përfaqësuesve të VLEN gjatë fushatës – përfshirë premtimin publik të Izet Mexhitit për “mbylljen e lojërave të fatit në internet” – realiteti është krejt tjetër.

“Janë mbyllur disa platforma ilegale, por po krijohet një hapësirë për ndërtimin e një monopoli shtetëror, përmes një kompanie ku njerëz të besuar të Mexhitit tashmë janë pozicionuar,” thekson ASH.

Aleanca për Shqiptarët ngre dyshime serioze mbi rolin dhe ndikimin real të VLEN në procesin e vendimmarrjes.

“A është VLEN në dijeni të përmbajtjes së ligjit që po përgatitet nga VMRO-DPMNE? Apo thjesht votojnë për kuorum dhe ndjekin urdhrat e partnerëve të tyre maqedonas?” pyet ASH.

Partia përmbyll reagimin duke akuzuar VLEN për mashtrim të votuesve shqiptarë:

“Nëse fushata për ‘shuarjen e lojërave të fatit’ ka përfunduar në një qeverisje me monopol shtetëror të kontrolluar politikisht, atëherë qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të mashtruar. VLEN nuk po qeveris – thjesht po zbaton urdhra nga patronët. Ky është realiteti, dhe qytetarët nuk mund të manipulohen më me propagandë boshe.” (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË