ASH: Angelov zbulon marrëveshjen për “Branitellat”

Picture of INA
INA

17/06/2025

Deklarata e fundit e Stojançe Angelovit, partner i koalicionit qeveritar dhe drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, konfirmon zyrtarisht pazaret politike të ulëta që po bëhen pas shpinës së shqiptarëve. Me fjalët e tij, Angelov pranon se miratimi i ligjit për “Branitellat” është vetëm i shtyrë përkohësisht, me qëllim për të mos dëmtuar VLEN-in para zgjedhjeve lokale.

Ky nuk është thjesht një manovrim politik, por një tradhti e qartë ndaj interesit kombëtar shqiptar.

Për vite të tëra, shqiptarët kanë kërkuar një zgjidhje të drejtë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Premtimi i bërë publikisht në Kuvend nga deputeti Adnan Azizi se ky ligj “nuk do të kalojë kurrë”, përveç nëse shoqërohet me zgjidhjen për UÇK-në, sot del të ketë qenë një bllof dhe mashtrim, vetëm për të fituar kohë dhe për të heshtur opinionin shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët e ka parë me kohë këtë realitet të hidhur për shqiptrër, dhe për këtë arsye ka braktisur këtë qeveri të pabarazisë dhe diskriminimit etnik, ku shqiptarët shihen si dekor dhe jo si partnerë të barabartë.

VLEN hesht edhe pas deklaratës së Angelovit, pasi nuk ka se çka tu thotë më shqiptarëve. Edhe mashtrimet kanë një fund.

Sot, po dëshmohet ajo që ne kemi thënë me kohë, se VLEN nuk është zëri i shqiptarëve, por zgjatimi i politikave që mohojnë të kaluarën tonë, se VLEN është në qeveri për karrige, jo për parime, dhe se VLEN është e gatshme të heshtë për ligje që lartësojnë strukturat që luftuan kundër shqiptarëve, vetëm për të ruajtur pozitat e pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët

TË FUNDIT

Zjarret në Shkup nxisin krizë politike: Qeveria dërgon alarme te ambasadorët, përmenden emra të njohur!

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË