ASH ashpër ndaj Petkovskit: Po dëshmon Putinizmin dhe rreshtimin anti-Perëndimor të Qeverisë

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/03/2022

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate dënon ashpër deklaratat e fundit të partnerit të Qeverisë aktuale, Tito Petkovski kundër Bashkimit Evropian dhe perëndimit dhe lëvdatat e tij ndaj Vlladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiçit.

“Me këto deklarata, Petkovski paralajmëron reshtimin anti perëndimor të Qeverisë, duke ftuar atë të ndjek rrugë të veten të politikës së jashtme dhe jo të ndjek perëndimin, si dhe nxit simpatinë e qytetarëve maqedonas ndaj Putinit dhe Vuçiqit. Në deklaratën e fundit, në mënyrë të patolerueshme partneri i BDI-së dhe LSDM-së, bën thirje për një lider autoritar që do të kundërshtoj perëndimin. Ai shprehet kundër sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, derisa ende thirret në emër të Qeverisë së një vendi anëtar i NATO-s dhe që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thekson ASH.

Më tej nënvizohet se Petkovski me këtë rast zbuloi edhe një fakt shumë të rëndësishëm.

“Duke thënë se maqedonasit kërkojnë një lider autoritar që do të jetë kundër perëndimit, ai tregoi arsyen për Ali Ahmeti dhe BDI janë të pëlqyerit e tyre dhe vazhdojnë ta mbrojnë për dy dekada si diktatorin e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Në vend që të shoh paaftësinë e tyre qeverisëse në të gjitha nivelet, përfshi korrupsionin e lartë, skandalet e përditshme gjyqësore dhe bashkpunimin permanent me Mijallkovin dhe klanin e tij, duke i lënë ato në liri dhe të pafajshmit në burg, Tito Petkovski akuzon BE-në për dështimet e vendit në procesin integrues. Të gjitha këto dëshmojnë edhe një herë atë që ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi thënë në vazhdimësi, se pengesa kryesore për procesin integrues janë elementet korruptive, autoritare dhe anti perëndimore të instaluara në Qeverinë aktuale”, thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË