ASH: BDI me premtime të skaduara synon të manipulojë sërish

0

Aleanca për Shqiptarët – dega në Likovë ka theksuar se “Projekte kapitale” është fjala e famshme që BDI përdorë gjatë fushatave zgjedhore në platformat e saja ndër vite, por si duket funksionarët e kësaj partie kanë harruar kuptimin e projektit kapital dhe peshës
që mban i njëjti kur premtohet.

“Me vite projektet kapitale të premtuara nga BDI nuk realizohen, të njëjtat vetëm përsëriten si premtime në çdo cikël zgjedhor me të njëjtat arsyetime për mos realizim. Penda e Sllupçanit, premtohet si projekt kapital i BDI-së gati një dekadë, ndërsa për të njëjtin që nga viti
2012 në buxhetin shtetërorë janë paraparë miliona denarë investime që asnjëherë nuk u investuan. I njëjti projekt kapital është pjesë e platformës së BDI-së edhe në vitin 2016, për të cilin po të njëjtin vit ishin paraparë mjete me vlerë prej 326.264 mijë euro për projektin themelorë, përderisa thuhej se janë kryer hulumtimet gjeologjike, analizat dhe shpimi i tokës në vlerë prej 644.309 mijë euro. Jemi në vitin 2020 ndërsa BDI lavdërohet ende me fazën fillestare për ndërtimin e këtij projekti.
Kujtojmë se, ky projekt që ka kaq vite që premtohet sipas të gjitha afateve ligjore, në vitin 2020 veç më duhej të ishte projekt i mbaruar dhe i realizuar. Por, nga e gjithë praktika e BDI-së lehtë kuptojmë se edhe
ky projekt po ruhet si vegël premtuese e radhës dhe projekt kapital i platformës së re të BDI-së. “Copy- paste” i viteve paraprake, pa qëllime realizuese”, thekson ASH. Sipas saj, banorët e fshatit Sllupçan, gjysma e të cilëve nuk kanë ujë të pijshëm, e gjysma tjetër e të cilëve shërbehen nga puset private nuk duhet të manipulohen më, dhe tu japin edhe një mundësi tjetër gënjeshtrave të BDI-së.