ASH demanton Qeverinë: Nuk është ulur papunësia, por ka ikur rinia

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/03/2022

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka demantuar sot pretendimet e Qeverisë për ulje të papunësisë dhe këtë e vlerësojnë si një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe fshehje të dështimeve të kësaj Qeverie.

“E vërteta është e kundërt me atë që pretendohet. Në realitet të dhënat zyrtare dëshmojnë se nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë. Ky numër zvoglohet vazhdimisht, nga viti në vit dhe është pasojë e ikjes së të rinjëve dhe forcës punëtore nga vendi”, thekson ASH.

Sipas kësaj partie, vetëm për dy vite kur Qeveria manipulon me përqindje, numri i popullatës aktive ka rënë nga 970 mijë në 940 mijë, që do të thotë se 30 mijë qytetarë aktiv janë larguar nga vendi.

“Për dy vite ka rënë dukshëm edhe numri i të punësuarve. Nga 807 mijë të punësuar në kuartalin e fundit të vitit 2019, numri i të punësuarve ka rënë në 795 mijë në kuartalin e njejtë 2021. Situatë e njejtë është nëse analizojmë edhe brenda një periudhe më të shkurtë.

Popullata aktive në kuartalin e tretë të vitit 2021 ka qenë 945,158, ndërsa në kuartalin e katërt ka rënë në 937,482, që i bie se për tre muaj kemi 7,676 më pak qytetarë që në mënyrë aktive kërkojnë punë. Në të njejtën periudhë tre mujore kemi edhe rënie të numrit të të punësuarve.

Në kuartalin e tretë 2021 ka pasur 796,681 të punësuar, ndërsa në kuartalin e katërt 795,276 apo 1,405 më pak të punësuar.

Brenda kësaj periudhe numri i të papunëve ka rënë për 6,241 që është shumë më i lartë se numri i të punësuarve dhe kur krahasohet me uljen e numrit të popullatës aktive rrezulton saktë se bëhet fjalë për qytetarë që janë larguar nga vendi dhe jo që janë punësuar.

Këtë e dëshmon edhe fakti se në kuartalin e fundit të vitit 2019 kur kishte 807 mijë të punësuar, shkalla e papunësise ishte më e lartë apo 16, 6 përqind, ndërsa në kuartalin e fundit të vitit 2021 kur numri i të punësuarve ka rënë në 795 mijë, përqindja e papunësisë është ulur në 15,2 përqind.”, nënvizon Aleanca për Shqiptarët. (INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË