ASH: Dështimi i Qeverisë së Zaevit po vazhdon të thellohet

0

partia opozitare shqiptare Aleanca për shqiptarët vlerësojnë se me ribalansin e buxhetit vihet në pah mosfunksionimi institucioneve edhe atë siҫ theksojnë nga kjo parti ” Dështim absolut i Qeverisë”. “Qeveria në tërësi dëshmon mosfunksionalitetin e ministrive përkatëse të cilat nuk kanë arritur të realizojnë investimet kapitale. Shifrat flasin për diku rreth 24% të realizimit të investimeve kapitale në përgjithësi nga të gjjitha ministritë dhe në qoftë se tempoja do vazhdonte të ishte në këtë mënyrë , atëherë me siguri deri në 31 % do të mund të realizohej deri në fund të vitit , që flet për një dështim total absolute të të gjitha departamenteve të Qeverisë”, theksoj Ilire Dauti , udhëheqësja e departamenit ekonomik te Aleanca p ër Shqiptarët.