ASH do të formojë sot ekipin negociator për hyrjen në Qeveri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/01/2023

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët(ASH) sot do të mbajë mbledhje në Tetovë kushtuar zhvillimeve politike në vend, në rend dite të së cilës do të jetë vendimi i Kuvendit Qendror për formimin e ekipit që do t’i udhëheq negociatat për hyrjen në Qeveri.

Seanca e sotme vjen pas seancës së Kuvendit Qendror të kësaj partie të mbajtur të shtunën në Kumanovë, në të cilën u mor vendim që kryesia partiake të formojë një ekip që do të diskutojë për përfshirjen e mundshme në Qeveri.

“Kuvendi Qendror autorizoi udhëheqjen qendrore të Aleancës për Shqiptarët që përfundimisht të vendosë që të ketë një ekip zyrtar që do të diskutojë gjashtë-shtatë ditët e ardhshme, deri në dy javë, për përfshirjen e mundshme në Qeveria ose nëse vazhdon më gjatë, përfundimisht të pushojë dhe të marrë një vendim përfundimtar”, tha kryetari i kësaj partie, Arben Taravari.

Partia Alternativa, e cila është një nga anëtarët e koalicionit qeveritar, të hënën ka shprehur rezerva për përfshirjen e ASH në Qeveri, duke vlerësuar se roli i saj do të ishte “të zbusë ndarjen në BDI”.

“ASH nuk ka nevojë për funksione për votimin e amendamenteve kushtetuese, nëse janë të sinqertë në angazhimin e tyre ndaj BE-së”, theksoi Alternativa, me vlerësimin se “ai që është në hall” duhet të jetë gati të çlirojë një pjesë të burimeve që ai aktualisht menaxhon.

Burime nga partia konfirmuan për MIA-n se pas këtij qëndrimi partiak, të mërkurën në Qeveri është mbajtur takimi i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderëve të BDI-së dhe Alternativës, Ali Ahmeti dhe Afrim Gashi.

Sipas të njëjtave burime, Kovaçevski dhe Ahmeti i kanë shpjeguar Gashit se nevoja e hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është për një Kuvend më funksional, gjegjësisht që shumica të mos “mbajë kuorum” dhe çfarë tre partnerë qeveritarë mund të bëjnë në këtë drejtim. Alternativës në mbledhje nuk iu kërkua të lëshojë një ministri të caktuar, por me formulimin “çfarë mund të bëjmë që Aleanca të hyjë në Qeveri”, sipas burimeve partiake, është e qartë se “të treja partitë duhet të lëshojnë një dikaster secila”. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

INFO

NA NDIQ