ASH: Dorëheqjet e vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë, Prokuroria të veprojë urgjentishtPublished

Aleanca për Shqiptarët është prononcuar lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të shëndetësisë dhe drejtorëve të spitalit klinik të Tetovës.

Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen.

Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale.

Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi.

I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2”., thuhet në reagimin zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrit Ilir Hasani dhe drejtorëve të Klinikës së Tetovës.(INA)