ASH: E kuptojmë mllefin e VMRO-së së montimeve, jo më mendësi Grueviste

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/02/2023

“E kuptojmë mllefin e VMRO-DPMNE-së ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe eksponentëve tanë, që buron nga viti 2017 kur i dhamë fund regjimit të tyre dhe në shumë raste të tjera kur as nuk u nënshtruam dhe as nuk lejuam të rikthehet ai regjim. Prandaj, arma e vetme ndaj nesh u ka ngelur shpifja dhe akuzat e pabaza”, reagon ASH ndaj partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Më tej thuhet se me ardhjen e ASH-së perfundojnë një herë e përgjithmonë urdhërat e VMRO-DPMNE-së me “tefterçe” se kush bëhet gjykatës e prokuror, si porositeshin raste të montuara, si mbahej aeroplani me shqiptar në ajër, si duhej përmbysur kamionët e traktorët, si të mbuloheshin krimet në sheshin e Shkupit kur vritnin aktivistin e tyre.

” VMRO-ja e rasteve të montuara nuk mund të drejtojë asnjë gisht te propozim ministrat e ASh-së, sepse për të tilla gjëra kanë folur institucionet dhe gjithçka është e pastër si loti. Drejtohuni organeve kompetente e jo të hidhni vrer nga goja me shpifje, rrena e të pavërteta. Shqiptarëve gjithmonë gjykimin ua keni bërë në konferenca për shtyp. Ju kujtohen rastet si Sopoti, vrasja e Almirit, Monstra, Kumanova, Rasti Alfa, e të tjera raste? Ju s’keni të drejtë as morale po as autoritet penal për t’i thënë këto të pavërteta. Ky vend do bëhet pa mendësinë e Gruevskit dhe mbetjeve të tij në pallatin e bardhë që është i nxirë nga krimet”, reagon ASH.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

INFO

NA NDIQ