ASH-ja deklarohet rreth propozimit për Asociacionin e komunave shqiptare në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/02/2023

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate për shtyp deklarohet rreth propozimit për asociacion të komunave me shumicë shqiptare

“Propozimin e tillë e vlerësojmë joserioz me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore.

Shqiptarët jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe jo në enklava, në komuna ku shqiptarët janë shumicë absolute, në komuna me shumicë relative e në komuna me përqindje më të ulët. Organizimet politike dhe territoriale që nuk u shërbejnë atyre nuk meritojnë të diskutohen.

Serbët në Kosovë ashtu si shqiptarët në Serbi janë minoritet dhe këto standarde duhet të kenë reciprocitet dhe këtë gjë ne e mbështesim në mënyrë absolute. Madje vlerësojmë se edhe hungarezët dhe boshnjakët e Serbisë duhet të kenë të drejta të tilla.

Shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 e popullatës së përgjithshme dhe jo pakicë. Zgjidhjet për mbrojtjen e pakicave të menduara për realitete tjera nuk mund të zbatohen në kontekstin e shoqërisë sonë multietnike dhe demokracisë konsociative”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ