ASH-ja në qeveri: Fundjavë vendimtare – Takim edhe me Ambasadoren Amerikane?!

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/01/2023

Aleanca për Shqiptarët gjatë fundjavës do të vendos nëse do të nisin negociatat formale për hyrje në Qeveri, duke vlerësuar se në të kundërtën do të jenë të domosdoshme zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Para mbledhjes së Kuvendit Qendror, sic njofton KlanM, Kreu I ASH-së, Arben Taravari, do të takohet me Ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, që në parti interpretohet si kyçe për definimin e vendimit.

Kundrejt pozitës së Dimitar Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit për zgjerimin e shumicës qeveritare, sic percjell KlanM, kundër hyrjes së ASH-së në Qeveri mbetet Alternativa, “Grupi i Zjarrit” në BDI dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.

Të pyetur nga Klan Maqedoni, nëse zhvillohen negociata për hyrjen e ASH-së në Qeveri dhe nëse pritet ndonjë takim tjetër me Kovaçevskin, nga kjo parti thanë se, pas kuvendit partiak do të shqyrtohen të gjitha temat tjera përfshirë edhe çështja e hyrjes në Qeveri. Sipas tyre, nuk janë të rëndësishme resoret qeveritare, por nëse me “pushtetin” do t`i bashkërendojnë pozicionet rreth “betejës” kundër korrupsionit.

Nga “Grupi i Zjarrit” në BDI, sic percjell KlanM, tashmë janë prononcuar se nuk shohin asnjë arsyetim politik për hyrjen e ASH-së në Qeveri dhe se këtë Ahmeti e bën që të amortizojë pakënaqësinë e tyre dhe shumica të mos varet nga katër deputetët që iu bashkangjitën këtij grupi.

Nga Lidhja Demokratike thanë se në vend të negociatave për hyrjen e ASH-së në Qeveri, LSDM-ja dhe BDI-ja duhet t`I konsolidojnë radhët brendapartiake që të vazhdohet me reformat./KlanMacedonia

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË