ASH: Jo heqjes së ndihmës për fëmijën e tretë, Qeverisë i pengon se po përfitojnë shqiptarët

0

Aleanca per Shqiptaret shprehe shqetsimin e saj sa i takon iniciatives se qeverise per shfuqizimin e ligjit per mbrojtje te femijeve dhe do te votoj kunder. “Arsyetimet e paraqituara nga ana e ministreshes Mila Carovska nuk qendojne dhe as qe munde te argumentohen, perkundrazi te gjitha argumentet jane qe masa te vazhdon. Ky ligj ka stimuluar natalitetin, natyrisht jo ne te gjitha komunat njesoj. Si duket Qeverise i pengon se nga 26150 familje qe pranojne kete ndihme 50% jane familje shqiptare.”, theksoi nenkryetari i kesaj partie, Elmi Aziri.
Sipas tij, ky subvencion social ka ndikuar edhe ne zbutjen e varferise.
” Te dhenat ne Entit statistikor flasin se shkalla e varferise para subvencioneve eshte 40,7 % ndersa pas subvencioneve siciale eshte 22,7% qe eshte deshmi se kjo mase se bashku me masat tjera ndikojn ne uljen e varferise ne vend, aq me teper kur 50% e familjeve te varfura jane familjet me 3 dhe me teper femije.
Gjithashtu kjo mase kontribon ne permiresimin e pabarazise ne shperndarjen jo te drejte te ardhurave kombetare ne Maqedoni qe eshte me e larta ne Europe”, theksoi Aziri.(INA)