ASH: kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja

0

VMRO DPMNE-ja kundërshton propozimin e Zaevit që me Prokurorinë e re të udhëheq Villma Ruskoska. Sipas opozitës maqedonase Ruskoska është dorë e zgjatur e Zaevit.

Nga VMRO nuk bëjnë të ditur nëse pr/ligji i ri për prokurorinë është i pranueshëm për to pasi siç thonë po e analizojnë ende tekstin. Megjithatë VMRO-ja nuk heq dorë nga hartimi i propozim ligjit të saj për prokurorinë.

Nga Aleanca për Shqiptarët ndërkaq thonë se kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja dhe që të gjithë prokurorët e përfshirë në krim të largohen nga organi ndjekës.

“Në krye të kësaj prokurorie publike duhet të jetë një prokurorë i shteteve të BE-së me çrrastë do të jetë një garanci më tepër për prokurori të pavarur dhe me besueshmëri nga të gjitha subjektet politike por edhe qytetarët. Vlerësojmë se në mënyrë urgjente qeveria duhet të krijoj kushte që të reformohet këshilli prokurorial dhe ai gjyqësorë dhe të tërhiqen të gjithë ata prokurorë që kanë qenë pjesë dhe janë aktualisht pjesë, e të cilët i kanë shërbye krimit dhe korrupsionit”- u shpreh Flakron Bexheti, Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët

Ndërkaq për BDI, propozim-ligji i për prokurorinë, i propozuar nga Zaev është bazë e mirë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Propozimi është bazë e mirë dhe në për përgjithësi kornizë në drejtimi të duhur për një zgjidhje të përhershme për institucionalizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Tani u mbetet partive politike dhe deputetëve të arrijnë konsensus mbi tekst të negociuar por në kuadër të kësaj kornize” theksoi Bujar Osmani , BDI

Nga Lëvizja Besa thanë se po e shqyrtojnë propozim ligjin dhe do të prononcohen të hënën.

Ndërkohë që edhe Alternativa e Gashit, tha se qëndrimin do ta bëjnë të ditur pasi të analizojnë në hollësi propozim.

Kryeministri Zaev një ditë më parë tha se shpreson që propozim ligji i cili sipas tij përfshin edhe kërkesat e opozitës të mbështetet me 2/3 e votave në kuvend.