ASH: LSDM-BDI refuzuan amendamentin tonë për rritjen e pagave në arsim, tani derdhin lotë krokodili

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19 Shkurt, 2022

“Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor. Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend”, reagon Aleanca për Shqiptarët.

Më tej thuhet se “sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale.”

“Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që ta ndalojnë teatrin dhe mashtrimin. Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre”, thekson ASH.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

arsim sinani

Sinani për 100 ditëshin e ASH-së në Qeveri

feta sela

Alimi: Më ofruan liri me kushtin, ta tradhëtoj Selën

ambulanca-aksident

Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

vjosa osmani

Presidentja Osmani merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet nga biseda

besnik bislimi albin kurti

Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

fejzi hajdari

Hajdari: Çka e pret Maqedoninë e Veriut?

Albin-Kurti1

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

INFO

NA NDIQ