“Aleanca për Shqiptarët mbetet kozistente në qëndrimin kundër hapjes së kazinove dhe lojrave të fatit në vendet e banuara dhe në afërsi të institicioneve arsimore, fetare, edukative dhe institucioneve. Sot jemi këtu për t’iu përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Anti-Bixhoz drejtuar partive politike për të mbështetur protestën kundër hapjes së kazinos në afërsi të çerdhes “Teteks”, theksoi deputeti i ASH, Adnan Neziri.
Ai tha se ftojnë publikisht të gjithë anëtarët, sipmatizantët e Aleancës për Shqiptarët, si dhe të gjithë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm, pa dallime partiake që të martën në ora 14:00 në mënyrë masovike, të marrin pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët dhe mbështetur nga Lëvizja Anti-Bixhoz.
“Kjo protestë dhe kjo rrezistencë ndaj dukurive devijuese është obligim për të gjithë ne, që të parandalojmë degradimin dhe devijimin e fëmijëve dhe familjeve tona.
Ndërkohë, deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të vijojnë edhe betejën institucionale për të ndryshuar Ligjin për lojërat e fatit. Ditëve në vazhdim do të dorëzojmë amendamentet tona për t’i larguar kazinot dhe bixhozin jashtë vendbanimeve. Paraprakisht do të takohemi edhe me drejtuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, për të kordinuar qëndrimet tona dhe kërkesat e tyre dhe për të fituar bashkë me qytetarët këtë betejë jetike për të ardhmen e shoqërisë tonë. Mjaft luajtën bixhoz me të ardhmen e fëmijëve tanë! Është koha të bashkohemi dhe të shpëtojmë nga këto dukuri devijante dhe fatale për shoqërinë.”, theksoi Neziri.(INA)