ASH me rekomandime për luftën kundër virusit korona

0

Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët i ka propozuar Qeverisë masa për tejkalimin e stuatës me Covid-19.Aleanca për Shqiptarët me gjithë ekspertët nga fusha të ndryshme brenda partisë propozon disa masa për luftën me këtë sëmundje: 1. Riorganizimi i reparteve të infektologjisë me kapacitete më të larta absorbuese për pacientë me COVID-19 duke adaptuar edhe repartet tjera në spitalet klinike në Tetovë dhe në Shtip, ku do të trajtoheshin edhe raste të rënda që kanë nevojë edhe për ventilim të asistuar me respirator. 2. Trajnim i kuadrit të profilizuar mjekësor për përdorimin e respiratorëve, që do të fillonte urgjentisht nga java që vjen. 3. Furnizim me teste të shpejta dhe testime masovike nëpër të gjitha qytetet bazuar në rekomandimet më të reja të OBSH-së e që janë si vijon: 1.Testime 2.Testime 3.Testime 4.Identifikim 5.Izolim 6.Trajtim 4. Thirrje për angazhim të profesionistëve që janë pa punë dhe duan të ndihmojnë. Të bëhen lista të gatshme dhe në rast nevoje të angazhohen 5. Urgjentisht dhe pa humbur kohë të shtohen masat për mbrojtjen e personelit mjekësor duke siguruar mjete bazë për mbrojtjen e tyre.