ASH me Taravarin takim në Saraj, Blerant Ramadani: Rruga jonë është e fitores

Picture of Ina Online
Ina Online

15/06/2025

Aleanca për Shqiptarët sonte në Saraj zhvilloi një takim organizativ dhe mobilizues në prani të kryetarit të saj, Arben Taravari.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani theksoi se fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga e tyre do jetë drejt fitores.

“Sonte, në zemër të Sarajit, bashkë me kryetarin Arben Taravari, zhvilluam një takim me strukturat e ASH-së në Saraj!
Aktivistët tanë të palëkundur, fytyrat e vërteta të Aleancës, e mbushën sallën me entuziazëm, dashuri dhe besim. Të tillë janë njerëzit e Sarajit, krenarë, të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për çdo shqiptar.

Ky takim na tregoi qartë: fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga jonë është drejt fitores.

Sot nuk folëm vetëm për zgjedhje, por për një mision. Një mision për ta rikthyer dinjitetin, për ta ndërtuar një qeverisje që del nga populli dhe punon për popullin.
Me Taravarin në krye dhe me secilin prej jush krah për krah, bashkë do të shkruajmë një kapitull të ndritshëm”, theksoi Ramadani.(INA)

TË FUNDIT

VLEN sjell më shumë rezultate për shqiptarët brenda një dite, se BDI në një mandat të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

BE kërcënon Gjeorgjinë me sanksione pas valës së arrestimeve

Trump i kërkon prokurorit të përgjithshëm të publikojë prova ‘të besueshme’ në rastin Epstein

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

U gjet 82 vjeçari i zhdukur nga Zajazi, kishte ardhur për pushime nga Amerika

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË