ASH: Ministri me grada të falsifikuara e shndërron MASH-in në çerdhe për shërimin e frustacioneve politiko-partiake

0

Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët përmes një komunikate përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative për pranimin e padisë nga komuna e Gostivarit, lidhur me vendimin e MASH-it për marrjen e kompetencave të kreut të Komunës.

“Këtë vendim e shohim si një përmirësim të gabimit të ministrit Arbër Ademi i cili MASH-in e ka shndërruar në një çerdhe për shërimin e frustracioneve politiko-partiake. Vendimin e shohim si dritë të ndezur në fund të tunelit që paralajmëron një gjyqësi të lirë e të drejt, jashtë kthetrave të politikës. Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarë e rikujton dhe i thotë troç “BOLL – MË” ministrit me këto gjeste të ulëta që i ngjajnë një palaçoje të cirkut e jo një ministri të arsimit, prej veprimeve të së cilit varet ardhmëria e fëmijëve tanë”, theksohet në komunikatë.

Më tej nga ASH përkujtojnë ministrin Ademi si më poshtë:

-Zoti ministër MASH-i nuk është shtab alternativ i BDI-së, por institucion shtetëror ku formulohen politikat arsimore të shtetit e jo të partisë;

-Zoti ministër nuk komentohen vendimet gjyqësore, gjykatat janë të pavarura dhe duhet t’i përshëndetni këto vendime për t’u kthjellur nga politikat e gabuara deri sot;

-Zoti “docent” i drejtësisë, me Kushtetutë sistemi gjyqësor përcakton të drejtën e jo inspektorët shtetëror dhe komisionet politike të formuara nga partitë në pushtet për t’i shëruar egot marksiste-leniniste që degraduan në këtë masë arsimin, nga vendimet që silleshin në kabinetin e ministrit (rasti i inspektorit Ilioski);

-Zoti ministër është koha e fundit se në MASH nuk mund të sillesh si “DESPOT” që sa herë të duash mund të marrësh kompetencat e kryetarëve të komunave, sepse për dallim nga ju ata janë zgjedhur nga populli, jo si ju të emëruar nga partia dhe:

– “BOLL MË” që e cekëm më lartë, jep dorëheqje, le të emërohet dikush tjetër që sadopak të shëroj plagët që i shkaktove shtresës më të drejtë dhe më të pambrojtur të shoqërisë.”, thuhet në fund të reagimit të ASH-së. (INA)