ASH: Pas shumë kriminelëve, lirinë e bleu edhe Orce Kamçev

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Janar, 2022

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët (ASh) sot përmes një konference për shtyp reagoi pasi Gjykata e Apelit liroi nga paraburgimi biznesmenin Jordan Kamçev në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”, i cili ishte në paraburgim nga marsi i vitit 2021, nga atje thonë se pas shumë kriminelëve, në formë të njëjtë lirinë e bleu edhe Orce Kamçev, një nga të akuzuarit kryesor për veprat më të rënda të keqpërdorimit të parave të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, ASh-ja e konsideron skandaloz.

“Po lirohet edhe një bashkëpunëtor i regjimit të kaluar dhe regjimit aktual hibrid të udhëhequr nga Ahmeti-Mijallkov-Zaev. Edhe Kamçev njëjtë si Mijallkov, po e blen lirinë pikërisht me paratë të cilat dyshohet se i ka vjedhur nga xhepi juaj. Ky rast ashtu edhe si në rastet paraprake vetëm se konfirmon atë që ne e deklarojmë me vite. Në Maqedoninë e Veriut mafia ka bërë shtet, mafia fiton shtetësi, ndërsa qytetarët që nuk kanë 11 milionë euro mbahen të pafajshëm në burgje”, tha deputeti Adnan Neziri nga ASh.

Ndryshe, kusht për lirimin e Kamçev nga paraburgimi janë 11 milionë euro pronë dhe para të gatshme, të cilat e bindën Gjykatën të pranojë ankesën e palës mbrojtëse. Pas lirimit nga paraburgimi, ai do të jetë pa pasaportë, ndërkohë duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë.

Biznesmeni Orce Kamçev, i akuzuar në rastet “Parcelat në Vodno”, prej dje me leje të Gjykatës Penale në Shkup nga burgu i Shutkës u dërgua për kontrolle në spitalin privat “Sistina”, ku është edhe pronar i pjesshëm.

Me garancion prej 11 milionë euro, javën e kaluar u lirua nga paraburgimi edhe ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov.

Nga marsi i këtij viti, Kamçev disa herë ka qenë në kontrolle, por Gjykata Penale për herë të pa rë lejon që ai të shkojë në kontrolle në spitalin provat në të cilin është anëtar i bordit drejtues./Portalb

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ