ASH: Politikat antiamerikane të regjimit aktual duhet të ndalohen urgjentisht

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Janar, 2022

Regjimi aktual LSDM-BDI përfundimisht po shkon pas hapave të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ideologu i partisë në pushtet, Lubomir Fërçkovski ka akuzuar ndimës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington.

Ky skandal dëmton rëndë vendin dhe qytetarët dhe flet për qasjen e regjimit aktual. Qëndrimet e këtilla të Fërçkovskit ndaj perëndimit dhe SHBA-ve, nuk na befasojnë, por duam të rikujtojmë se çfarë kuadri ka përzgjedhur Qeveria aktuale dhe MPJ.

Kujtojmë opinionin se akuzat e këtilla skandaloze ndaj një kryediplomati amerikan vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarët e lartë në SHBA, paralajmërojnë zgjerimin e listës së zezë me politikanë dhe funksionarë të korruptuar dhe krininalizuar nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Që të jetë ironia akoma më e madhe, pas refuzimit për ambasador në SHBA, Bujar Osmani të njejtin person, e propozon për ambasador në Kombet e Bashkuara!

Politikat antiamerikane të regjimit aktual Zaev-Ahmeti-Mijallkov-Fërçkovski duhet të ndalohen urgjentisht sa nuk është bërë vonë dhe nuk është rrezikuar e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

dua-1

Dua Lipa flet për fëmijërinë: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Arben Taravari

Taravari paralajmëron dorëheqje të tij ose Azir Aliut nëse vërtetohet “punësimi i dhëndrit”

kurti svecla veri

Kurti në Mitrovicë, viziton policët: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me operacionet e tyre

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Ndryshimet eventuale në Qeveri, ky është qëndrimi i ASH-së

INFO

NA NDIQ