ASH propozon uljen e çmimeve të derivateve të naftës (Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/03/2022

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.

“Çmimet e karburanteve sot kanë regjistruar një rritje të ndjeshme pas vendimit më të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë. Pas rritjes së çmimeve të shportës ushqyese dhe energjisë elektrike, rritja e sotme në nivele rekorde e çmimit të karburanteve do të ketë një ndikim negativ në buxhetin familjar. Faktori kryesor është rritja e çmimit në bursa ndërkombëtare. Por, përveç kësaj ka edhe faktorë të brendshëm, pasi taksat, akciza e tatimet janë në nivele të larta”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Më poshtë ju sjellimin propozimin e ASH-së për uljen e çmimit të karburantëve.

Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik i cili gjithmonë është kujdesur e do të kujdeset për mirëqenien e popullsisë, propozon disa masa që të zbuten efektet financiare pas kësaj rritjeje dramatike të çmimit të karburanteve në Maqedoninë e Veriut. Më konkretisht propozojmë:

1. Ulja e akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë.

2. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe refuzonte.

3. Pasi çmimet në bursat botërore çdo ditë po shënojnë rritje, propozojmë që qeveria të aplikojë ngrirje për taksat e akcizat, në nivelet e çmimit të para një jave ( 28.02.2022 ), pra të aplikojë limit maksimal të çmimit për këta tregues.

4. Të ulet në minimumin e mundshëm edhe marzha e tregtimit nga shitësit me pakicë.

Këto masa duhet ndërmarrë një orë e më parë, pasi rritje të çmimit të karburanteve parashikohet edhe në ditët e javët në vijim.
Duam të theksojmë se ulja e akcizës dhe TVSH-së që propozojmë nuk dëmton buxhetin shtetëror, pasi të hyrat do të jenë të njëjta me ato para shtrenjtimit të energjisë në bursa. Në të kundërtën, mbajtja e akcizave dhe TVSH-së në nivelet aktuale paraqet përfitim shtesë për Qeverinë në kurriz të qytetarëve. Konkretisht, Qeveria me këto taksa shtrenjton edhe më shumë vlerën e shtuar të çmimit të derivateve dhe bën biznes në kohë krize, derisa shumë shtete të përgjegjshme kërkojnë zgjidhje që t’ua zbusin pasojat qytetarëve.

Çmimet e karburanteve sot kanë regjistruar një rritje të ndjeshme pas vendimit më të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë. Pas rritjes së çmimeve të shportës ushqyese dhe energjisë elektrike, rritja e sotme në nivele rekorde e çmimit të karburanteve do të ketë një ndikim negativ në buxhetin familjar.
Faktori kryesor është rritja e çmimit në bursa ndërkombëtare. Por, përveç kësaj ka edhe faktorë të brendshëm, pasi taksat, akciza e tatimet janë në nivele të larta.
Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik i cili gjithmonë është kujdesur e do të kujdeset për mirëqenien e popullsisë, propozon disa masa që të zbuten efektet financiare pas kësaj rritjeje dramatike të çmimit të karburanteve në Maqedoninë e Veriut. Më konkretisht propozojmë:

1. Ulja e akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë.

2. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe refuzonte.

3. Pasi çmimet në bursat botërore çdo ditë po shënojnë rritje, propozojmë që qeveria të aplikojë ngrirje për taksat e akcizat, në nivelet e çmimit të para një jave ( 28.02.2022 ), pra të aplikojë limit maksimal të çmimit për këta tregues.

4. Të ulet në minimumin e mundshëm edhe marzha e tregtimit nga shitësit me pakicë.

Këto masa duhet ndërmarrë një orë e më parë, pasi rritje të çmimit të karburanteve parashikohet edhe në ditët e javët në vijim.
Duam të theksojmë se ulja e akcizës dhe TVSH-së që propozojmë nuk dëmton buxhetin shtetëror, pasi të hyrat do të jenë të njëjta me ato para shtrenjtimit të energjisë në bursa. Në të kundërtën, mbajtja e akcizave dhe TVSH-së në nivelet aktuale paraqet përfitim shtesë për Qeverinë në kurriz të qytetarëve. Konkretisht, Qeveria me këto taksa shtrenjton edhe më shumë vlerën e shtuar të çmimit të derivateve dhe bën biznes në kohë krize, derisa shumë shtete të përgjegjshme kërkojnë zgjidhje që t’ua zbusin pasojat qytetarëve.

TË FUNDIT

Shqiptari ndërton superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale

U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir

Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë

PSG-ja i vendosë në shitje dy yjet e skuadrës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË