ASH: Punësime të vjetra, propaganda e re: Manipulimi i radhës nga VLEN

Picture of Ina Online
Ina Online

14/06/2025

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari thekson përmes një komunikate se “me shumë zhurmë dhe pompozitet, koalicioni VLEN përpiqet sërish të mashtrojë opinionin duke paraqitur si suksese të reja punësime të vjetra në institucione shtetërore.

“Pas reagimeve të drejta nga Aleanca për Shqiptarët, VLEN vazhdon të publikojë lista të stërpërdorura me punësime që janë bërë kohë më parë – përfshirë edhe ato në Postën e Maqedonisë, ku personat e përmendur janë punësuar prej muajsh.

Kjo përpjekje për të ricikluar të kaluarën dhe për ta shitur si rezultat aktual është vetëm një përpjekje e zbehtë për të larguar vëmendjen nga dështimet e rënda politike dhe administrative që i kanë karakterizuar gjatë gjithë mandatit.

Këto lajme serviren si suksese për të mbuluar realitetin e hidhur në terren: diskriminimin sistematik dhe spastrimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore”, thekson ASH.

Më tej nënvizohen se “Të dhënat janë të qarta dhe alarmante. Vetëm në javët e fundit, ua ripërsërisimin se:

• Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari u punësuan 21 maqedonas dhe asnjë shqiptar;

• Në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” – Strugë, 11 shqiptarë u pushuan nga puna pa asnjë shpjegim ligjor;

• Në Policinë e Tetovës, qytet me shumicë shqiptare, u pranuan 12 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar;

• Në Ministrinë e Financave u shpall konkurs për 40 vende pune – u punësuan 19 maqedonas, sepse vetëm aq kishin aplikuar, ndërsa 21 pozita u anuluan për të shmangur punësimin e shqiptarëve.

Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti që po ndërton një administratë etnikisht të pastër, duke i përjashtuar shqiptarët sistematikisht dhe me qëllim. Sipas të dhënave nga burime të pavarura dhe raportime të besueshme, që nga qershori i vitit 2024, kur pushteti kaloi në duart e VMRO-DPMNE-së dhe satelitëve të saj politikë, mbi 800 shqiptarë janë larguar apo detyruar të largohen nga administrata publike.

Në vend të një qasjeje përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në institucione, qytetarët shqiptarë përballen me një fushatë të organizuar për t’i zhveshur ata nga çdo rol në jetën publike. Përpjekjet për të shitur disa punësime kozmetike si suksese janë tallje me qytetarët dhe një përpjekje e dështuar për të mbuluar të vërtetën me propagandë.

Aleanca për Shqiptarët dënon me forcë këtë politikë të diskriminimit dhe përjashtimit dhe kërkon:

1. Hetim të pavarur për rastet e punësimeve dhe largimeve nga puna mbi baza etnike.

2. Ndërprerje të menjëhershme të politikës së spastrimit etnik nga institucionet shtetërore.

3. Përfshirje të përfaqësuesve ndërkombëtarë në monitorimin e barazisë në punësim

Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Ata kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë shtet. Heshtja përballë këtij diskriminimi është bashkëfajësi. Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë!”, reagon ASH.(INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË