ASH: Qeveria diskriminim ndaj komunave të udhëhequra nga Opozita Shqiptare

0

Aleanca për Shqiptarët(ASH) përmes një reagimi ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-BDI, vazhdon me diskriminimin e komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare, konkretisht ASH-së.

“Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit”, reagon kjo parti.

Sipas saj, me propozim të Ministrisë̈ së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura.

1.Rikonstruktim të bulevardit “Bllagoja Toska”, Komuna e Tetovës – 29.500.000,00 denarë;

2.Ndërtim të qarkores në bulevardin “Teodosie Paunov”, Komuna e Koçanit – 6.000.000,00 denarë;

3.Rkonstruktim të rrugës “Ilinska”, Komuna Qendra Zhupë – 4.000.000,00 denarë;

4.Ndërtim të shtigjeve për këmbësorë, Komuna e Shtipit 9.000.000,00 denarë;

5.Ndërtim të qarkores në Momin Potok, qyteti i Shkupit – 5.000.000,00 denarë;

6.Fillimi i urës, Karposh 4, afër rrugës “Skupi”, Qyteti i Shkupit – 4.000.000,00 denarë;

7.Rikonstruktim të rrugës Çallaklli Tatarnik, Komuna e Vallandovës – 4.000.000,00 denarë;

8.Rikonstruktim i rrugës “Një Maji”, komuna e Prilepit – 6.000.000,00 denarë dhe

9.Restaurim i urës në fshatin Ullanc, Komuna Gradsko 1.000.000,00 denarë.

Po ashtu theksohet se Qeveria edhe me vendimin për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020, në vlerë prej 46.170.000,00 denarë, sërish nuk parasheh asgjë për komunat e udhëhequra nga opozita shqiptare:

1. Ndërtim të sistemit të furnizimit me ujë në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës – 6.170.000,00;

2. Ndërtim të kanalizimit për Burovi Varism Bojanov Doll, Komuna e Kriva Pallankës – 6.000.000,00 denarë;

3. Rekomandime nga UNESKO për ndërtime në Ohër – 6.000.000,00 denarë;

4. Ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Furkë, Komuna e Dojranit – 5.000.000,00 denarë;

5. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Demir Kapisë – 2.000.000,00 denarë dhe

6. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Sarajit – 10.000.000,00 denarë.

“Nga këto të dhëna, shihet qartë se derisa Komuna e Tetovës dhe Sarajit, thënë ndryshe, derisa komunat e udhëhequra nga BDI fitojnë projekte me miliona denarë, për ato të ASH-së nuk ndahet as edhe një qindarkë. Për këtë anashkalim, i cili nuk është hera e parë që ndodh, do të njoftohen edhe të gjitha ambasadat më relevante në vend. Ne e dimë se komunat e udhëhequra nga BDI dhe LSDM i marrin këto para për të realizuar ndonjë projekt, pasi afrohen zgjedhjet lokale dhe ballafaqimin me elektoratin do ta kenë të vështirë dhe nga ndëshkimi i votuesit, ato do ti humbin zgjedhjet lokale të vitit 2021”, përfundon ASH në reagimin e saj.(INA)