Aleanca për Shqiptarët përmes një grafikoni ka alarmuar se qeveria po mashtron qytetarët kur thonë që rryma nuk është shtrenjtuar por përkundrazi çmimi i rrymës së tarifës së lirë është rritur për 113%.
Sipas ASH ndarja në blloqe e ashtuquajtur blloku 1,2,3 dhe 4 është vetëm një kamuflazhë për të arsyetuar rritjen e çmimit.
Ndryshe ASH brenda ditës ka reaguar me një kumtesë duke theksuar se rritja e çmimit të energjisë është sinjal që vendi po zhytet në recesion.