ASH-Sela: Të zbardhet tragjedia e Koçanit dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë

Picture of Ina Online
Ina Online

13/04/2025

Nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit për zgjerimin e hetimit për tragjedinë e Koçanit.
Nga ASH-ja e Selës kërkojnë që të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtet.

Kumtesa e plotë e ASH-Sela.

“Edhe tragjëditë keqpërdoren për t’i goditur shqiptarët, kjo është padrejtësi edhe ndaj viktimave të Koçanit

Fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me parapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjëdinë e Koçanit kanë dy qëllime:

– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qëndrore.

– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale.

Aleanca për Shqiptarët që në momentet e para ka shprehur ngushllime dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në tragjëdinë e Koçanit. Jemi të interesuar për drejtësi dhe përgjegjësi, për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë për tu dhënë familjarëve të paktën satisfakcionin e drejtësisë.

Padrejtësia, arrestimi dhe akuzat ndaj personave që nuk kanë përgjegjësi për këtë rast dhe keqpërdorimi politik dhe etnik i këtij rasti, vlerësojmë se është edhe padrejtësi ndaj vetë viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët më së shumti presin drejtësi dhe jo keqpërdorim të dhimbjes së tyre.

Ftojmë drejtuesit e Qeverisë, Prokurorisë dhe gjykatave që të ndërpresin këtë fushatë që nuk i shkon në dobi askujt, por dëmton të gjithë, pa përjashtim, si ata që kërkojnë drejtësi ashtu edhe ata të cilëve sot ju bëhet padrejtësi përmes akuzave dhe arrestimeve të pabaza.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË