Kongresi i sotëm i krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët, ka votuar për shkarkimin e Arben Taravarit nga kreu i partisë dhe rikthimin në krye të ish kryetarit të kësaj partie.
Në fjalimin e tij para kuvendarëve, Ziadin Sela tha se kjo çfarë ka ndodhur ishte një mësim për ta, ndërsa tha se kundërshtarët nuk kanë ardhur sot ngase ju mungonin argumentet.
“Prandaj sot nuk janë këtu sepse nuk kanë fytyrë që të paraqiten sepse zotimet që i kanë marrë i kanë shkelur të gjitha me radhë. Ne do të vazhdojmë të fortë të fuqishëm”, theksoi ai.
Kongresi i jashtëzakonshëm sot po ashtu zgjodhi për kryetar partie, pikërisht Ziadin Selën.
Ky i fundit shtoi se gjykata do të vendos se kush do të jetë kryetar legal.
“Sipas Kongresit kryetar legjitim i ASh-së është ai që kanë vendosur sot delegatët dhe une jam kryetari i ASh-së. Unë jam themeluesi i këtij subjekti politik sëbashku me aktivistët dhe anëtarët, dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, u shpreh Sela. (INA)