ASH: Stoilkoviç fshin shqiptarët nga grantet, VLEN hesht si bashkëfajtor

Picture of Ina Online
Ina Online

18/06/2025

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate thekson se shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç.

Sipas kësaj partie, në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë.

Reagimi i plotë më poshtë:

“A është kjo mënyra sesi Stoilkoviç e kupton bashkëjetesën ndëretnike – përmes degradimit dhe diskriminimit sistematik të organizatave që promovojnë kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë shqiptare në këtë vend?

Ivan Stoilkoviç, sponsori i fshehtë i tentimit për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

Një tjetër çështje shqetësuese është publikimi nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili më 3 qershor – plot 14 ditë para publikimit zyrtar të listës fituese – shpalli një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta.

E pyesim Arben Fetain dhe shefin e tij, Adnan Azizi, a është Ivan Stoilkoviç sponsor i tentativës për të përçarë Aleancën për Shqiptarët?

A e kupton koalicioni VLEN se është bërë pjesë e komprometimit të interesave shqiptare, përmes bashkëpunimit me figura si Stoilkoviç dhe Angelov – të cilët pa asnjë pengesë imponojnë agjenda që dëmtojnë shqiptarët, shkarkojnë drejtorë shqiptarë sipas qejfit dhe shtyjnë përpara ligje të dënueshme si ai për “Branitellat”, që fyen historinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve?

Skandalet si ky me grantet nuk janë të izoluara. Ato janë vetëm reflektim i një strukture qeverisëse që ka deleguar trajtimin e shqiptarëve te Stoilkoviç dhe Angelov – që nuk fshihen më pas retorikave, por veprojnë hapur kundër interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që nuk pranojnë të nëpërkëmben. Këtë e dëshmuam më së miri me largimin tonë nga koalicioni VLEN dhe nga një qeveri monoetnike që diskriminon shqiptarët, ndërkohë që përkëdhel me poste dhe privilegje vazalët që shesin interesin e popullit për interesa personale.

Heshtja e VLEN-it dhe shërbimi i tyre ndaj kësaj skeme antishqiptare është një akt i rëndë tradhtie ndaj atyre që besuan në ndryshim.

(DOKUMENT)
https://we.tl/t-u6f2M6vBs2

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË