ASH synon fitore me Prof. Dr Elmi Azirin në Njësinë e Dytë Zgjedhore

0

Profesori i njohur çështjeve ekonomike në UEJL nga Kumanova, Elmi Aziri synon ulëse në Parlamentin e Maqedonisë si kandidatë i Aleancës për Shqiptarët në zonën numër 2.

Aziri njihet si ligjërues ekselentë për fushën e ekonomisë por edhe botues i disa veprave që kanë të bëjnë me ndikimin e investimeve punlike në rritjen ekonomike.

Në fillimin e mandatit të qeverisë së kaluar ai ishte edhe zv/ministër i Punëve Sociale, ku u shqua për ndihmën e tij për familjet sociale dhe në nevojë.

Gjatë aktivitetit të tij politik në Aleancën për Shqiptarët ai ka qenë i pranishëm në shumë debate televizive në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri ku ka shprehur shqetësimet e tij për gjendjen e rëndë të shqiptarëve RVM.