ASH: Tek 5 vëllezërit nga Nakushtaku i Likovës që pas shumë dekadave u pajisën me shtetësi, vazhdojmë me zgjidhjet për qytetarët

ina-online
ina-online

22/12/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i degës së ASH në Likovë, Jeton Shaqiri, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deputetët, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu dhe drejtorin Driton Nebiu, qëndruan në fshatin Nakushtak të Kumanovës, ku 5 vëllezër të familjes Agushi nga ky vendbanim, për herë të parë janë pajisur me shtetësi dhe dokumente personale falë ligjit të ri me të cilin përfundimisht u zgjodh çështja e personave të paevidentuar.

“Bashkë me strukturat lokale dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët në fshatin Nakushtat, zhvilluan edhe një bashkëbisedim për projektet, të arriturat e zyrtarëve të emëruar nga ASH, si dhe planet dhe aktivitetet për të ardhmen.

Pesë vëllezërit nga familja Agushi ishin në mesin e mbi 700 bashkëqytetarëve të cilët gjithë jetën e tyre, edhe pse kanë lindur dhe jetuar në Maqedoni, me dekada nuk kanë qenë të evidentuar dhe nuk kanë qenë të pajisur me dokumente personale. Me ndryshimet e fundit ligjore, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që përfundimisht zgjidh problemin e personave të paevidentuar”, thuhet në komunikatën e ASH-së.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

INFO

NA NDIQ