ASH-Tetovë bashkë me Selën dhe Taravarin n’konak në Shipkovicë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nënkryetari Arben Taravari, deputetët Halil Snopçe dhe Adnan Neziri, bartësi i listës për këshilltarë, Abdulla Osmani dhe kandidati i zonës për Këshillin Komunal, Blerian Imeri, në bashkëbisedim me banorë të fshatit Shipkovicë, të cilët paralajmëruan mbështetjen masovike që do t’i japin rinisë së ASH-së në zgjedhjet e 20 Gushtit.

Në këtë pritje u shpalosën edhe vizioni dhe projektet e Aleancës për Shqiptarët për Tetovën në përgjithësi dhe Malësinë në veçanti”, thonë nga ASH – Tetovë.