ASH: VLEN keq e më keq, 36 punësime në bujqësi, asnjë shqiptar!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj punësimeve të fundit në institucionet shtetërore që varen nga Ministria e Bujqësisë, ku në bazë të dokumenteve zyrtare është evidentuar një diskriminim i pastër etnik ndaj shqiptarëve.

“Sa herë mendojmë se VLEN-i ka arritur fundin e paaftësisë për të mbrojtur interesin shqiptar në pushtetin ekzekutiv, ata na dëshmojnë të kundërtën”, thuhet në reagim.

Më tej theksohet se në konkursin publik nr. 01/2025, të shpallur nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, nga gjithsej 20 pozita të shpallura, janë pranuar 15 kandidatë, të gjithë me përkatësi maqedonase. Asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur.

Po ashtu, më datë 6 maj 2025, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (IPARD) ka shpallur dy konkurse të ndara për punësim:

Konkursi i parë: 5 pozita me afat deri më 31 dhjetor 2025
Konkursi i dytë: 17 pozita me afat deri më 30 shtator 2025

Nga të dy konkurset janë përzgjedhur 21 kandidatë, dhe të gjithë janë maqedonas.

Bilanci total: 36 të punësuar – asnjë shqiptar.

Këto janë të dhëna zyrtare që dëshmojnë se diskriminimi institucional etnik është jo vetëm prezent, por aktiv, ndërkohë që përfaqësuesit shqiptarë në qeveri heshtin ose përpiqen ta kamuflojnë realitetin”, thekson ASH.

“Shqiptrët pyesin me të drejtë: Ku është zëri i VLEN-it që premtonte fundin e zollumit?
Kush po e përfaqëson interesin e shqiptarëve kur ndodhin punësime të tilla të njëanshme?
A janë për këtë votuar përfaqësuesit shqiptarë?
A ka fund kjo agoni e VLEN-it ndaj diskriminimit sistematik që po u bëhet shqiptarëve?

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje të gjithë faktorit politik shqiptar në qeveri që të mos bëhet bashkëfajtor me heshtje përballë kësaj padrejtësie të dokumentuar. Koha e alibive ka përfunduar. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë në institucionet e shtetit që edhe me taksat e tyre financohen”, reagon Aleanca për Shqiptarët, e cila ka publikuar edhe vendimet dhe dokumentet e punësimeve të realizuara.(INA)

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË