ASH zgjodhi kryetarin e degës në Strugë

Lulzim Nasufi është zgjedhur kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Nasufi ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni qendror, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve, shkruan news33.tv

Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve.